Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përvjetori i rënies së heroit Bedri Shala, zbulohet pllaka përkujtimore, marrin pjesë Shala e Ahmeti

10/08/2023 - 15:30
në Lajme
A A
Përvjetori i rënies së heroit Bedri Shala, zbulohet pllaka përkujtimore, marrin pjesë Shala e Ahmeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe personalitete tjera kanë marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore, në familjen e Shaban dhe Bedri Shalës.

Zbulimi i pllakës është bërë pikërisht në përvjetorine e rënies së heroit të kombit, Gjeneral Bedri Shala.

Në fjalën e tij, Ferat Shala ka vlerësura lart këtë familje, e cila historikisht, sipas tij, ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare.

Postimi i plotë i Shalës:

(Fjala ime me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore, në familjen e Shaban dhe Bedri Shalës).

Të nderuar të pranishëm,

Kam nderin e veçantë që sot të ju drejtohem në këtë përvjetor të rënies së heroit të kombit, Gjeneral Bedri Shala.

Gjithashtu sot në prezencën tuaj, jam i nderuar të jap një historik të shkurtër mbi familjen Shala, vepimtarinë kombëtare të kësaj familje, të cilën sot ne si bashkëveprimtar, bashkëudhëtar nërrugën e lirisë dhe të çlirimit, do ta nderojmë e shenojmë në kujtesën historike duke vendosur njëpllakë nga institucionet e shoqatave të luftës dhe Agjencionit të Monumenteve.

Familja Shala e njohur historikisht si familje fshatare me bujari e tradita të fuqishme atdhetare.

E bartur kjo kulturë pune dhe nderi deri tek gjenerata e Bedriut që sot po e nderojmë.

Kjo familje në fund të shekullit të kaluar, udhëhequr me punën dhe djersën e gurbetgjiut Veli Shala, dhe djersën, punën dhe bujarinë e nënës Taibe arriti ti mbijetoj dhunës dhe represionit të egër serb.

Këta prindër të mrekullushëm, përveç mbijetesës, arritën ti japin vendit djem dhe vajza si Shaban Shalën, Gani Shalën, Ilmi Shalën, Bedri Shalën dhe Nuhi Shalën, si dhe motrat Floria dhe Behijs, të cilat nuk ishin kursyer nga regjimi pushtues, duke u arrestuar disa herë.

Vëllezërit Shala të brumosur me traditën dhe kulturën atdhedashëse por tani edhe të shkolluar me shumëmund dhe sakrificë, do ta kthejnë këtë familje dhe këtështëpi në qerdhe të lëvizjeve ilegale, në qerdhe dhe shtëpi bazë të vepimtarëve dhe legjendarëve, do ta kthejnë këtë shtëpi si bazë të rritjes dhe zhvillimit të ideve çlirimitare deri në kurorzimin e fitores së plotë të UÇK-së.

Tani, për hirë të kohës dhe mundësive do të ndalem në pika të shkurtëra për të përshkruar rolin dhe personlitetet e veçanta të dalura nga kjo familje.

Shaban Shala lindur, rritur dhe shkolluar për të jetuar 100 përqind nëshërbim të kombit dhe atdheut,

një jetë të tërë në burgje, ilagalitet, aktivitet, bashkërendim dhe organizim, në celula dhe organizata si në Rininë Studentore, në organizatat ilegale të kohës, deri tek Lëvizja Popullore e Kosovës dhe të celulave tëpara të UÇK-së.

Një jetë të plotë bashkëveprim në ilegalitet të thellë me Rexhep Malën e Nuhi Berishën, me Fehmi Lladrovcin dhe Hafir Shalën, dhe shumë vepimtar të kësaj plejade.

Një jetë të tërë në burgje e bashkëveprim me Adem Demaçin, një jetë të tërë aktivitet me bashkëatdhetar si Ali Ahmeti, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Gani Syla, e shumë e shumë veprimtar të tjerë.

Një jetë të tërë i angazhuar për të qenë në shërbim tësigurisë së komandantit legjendar Adem Jashari dhe grupit të tij, duke i ofruar bukë e besë në kushtet më tërënda në fillim viteve të 90-ta, kur Adem Jashari dhe grupi i tij ndiqej e luftohej nga shteti më militarë në Evropën Jugëlindore, komandanti legjendar rrinte i qetë dhe i sigurt, planifikonte dhe organizonte të ardhmen historike të vendit nga kjo shtëpi.

Nga kjo shtëpi Shaban Shala dhe vëllezërit e tij bënin sigurinë fizike dhe ushtarake, ndërsa nëna me bujarinëdhe guximin e saj ushqente dhe kujdesej nga brenda për luftëtarët, për legjendat si Adem Jashari dhe grupi i tij.

Shaban Shala me vëllezërit, shtëpinë e kishte kthyer nëinstitucion ilegal të kohës, institucion sepse po në këtë shtëpi kishin hyrë, strehuar dhe punuar edhe luftëtarët e tjerë të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shumë veprimtar e atdhetarë të tjerë.

Shabani edhe pas çlirimit nuk u ndal duke dhënëkontribut në formimin e institucioneve civile dhe ushtarake pas luftës, duke vënë themelet edhe tëushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Bedri Shala nuk kishte si të rritej e edukohej përveç ashtu si e mbylli jetën.

Duke u rritur dhe bashkëvepruar me atdhetarët e kohës, por edhe duke njohur, dëgjuar dhe frymëzuar nga shumë atdhetar të ilegales e deri te komandanti legjendar. Ai domosdoshmërisht ishte pjekur dhe edukuar shkëlqyshëm për të qenë dhe mbetur Gjeneral i UÇK-së, për të qenë dhe për tu përjetësuar në titullin e heroit të kombit.

Edhe pse i ri në moshë, për shkak të rrethanave të përsekutimit dhe përndjekjes kishte kaluar në mërgim, nga afër kishte përcjellur përgatitjet për fillimin e luftës dhe qënë fillet e saj ai ishte brenda Kosovës, ai ishte bashkë me Abejën, sa në Drenicë, sa në Dukagjin, e sa në Shqipëri. Aq sa ishte në vijat e frontit, po aq edhe në linjat e furnizimit e organizimit.

Ai ra heroikisht siç, bien heronjtë e kombit.

Të nderurar të pranishëm,

Për mua personalisht ka qenë një nderë i madhë që kam njohur këtë familje, dhe që kam qenë bashëveprimtar dhe bashkëluftetar i këtyre heronjëve.

Vënia e kësaj pllake përkujtimore, nderon familjen Shala, heronjtë e kombit që dha kjo familje, por edhe shënon dhe përjetëson historinë e vuajtjeve dhe sakrificës së kombit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Pra, kjo pllakë nuk është vetëm shënjim i historisë sëkësaj familje por i historisë së kombit shqiptar. Nderi që po i bëjmë sot kësaj familje është më e pakta që mund të bëjmë për nderin e përjetshëm që ata i kanëbërë kombit. Jeta dhe vepra e heronjëve të kësaj familje do të kujtohet përgjithmonë.

Lavdi familjes Shala, lavdi jetës dhe veprës së Shaban Shalës dhe Bedri Shalës.

Rroft për jetë e motë kujtimi i tyre, dhe kombi Shqiptar që ata e deshën aq shumë.

Ju faleminderit!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë