Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar pasi ambasadori gjerman në Prishtinë akuzoi Serbinë për ndërhyrje në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.
Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.E Petkoviq reagoi duke thënë se Rohde “e ka vënë veten në pozitën e zëdhënësit të Albin Kurtit”.
“Ai e ka vënë veten në pozitën e zëdhënësit, konkretisht Albin Kurti, të cilit i përsërit dezinformatat, duke injoruar faktet e dukshme”, ka thënë dje Petkoviq.