
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas modifikimit të vendimi për targat ku do të shkohet me përshkallëzim të masave, fillimisht 21 ditë, pastaj çdo dy muaj deri më 21 prill 2023. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se deri më datë 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e çortimit.
Petar Petkoviq tha se ” i gjithë opinioni ndërkombëtar e di mirë se Kurti ka përgatitur ferrin për serbët në Kosovë që nga 1 nëntori dhe është plotësisht i vetëdijshëm dhe përgjegjës për pasojat e një sjelljeje të tillë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.
Ndërsa, për kryenegociatorin për dialogun me Serbinë dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimi të cilin e quan “i forti i Kurtit” thotë se ka “ëndërruar.përshkallëzimin e krizës në veri prej muajsh, por që nuk kanë arritur të arrijnë askund me gënjeshtrat e tyre”.
“Ujku mund të shndërrohet në lëkurën e qengjit njëqind herë, ai nuk do të bindë askënd se ka ndryshuar durimin”, përfundoi Petkoviq./Tanjug/
Sinjali











