
Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë, duke thënë se do të kujdesen për ta.
Petkoviq i ka thënë Kurtit të mos shqetësohet për serbët.
“Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët”, shktoi Petkoviq, duke përmendur “sulmet etnike”, që ai propagandon se po kryhen ndaj serbëve.
“Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviq.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë. Gëzuar Pashkët”, ka thënë Kurti sot në një video-mesazh.

JU REKOMANDOJMË
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetailsNjë ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...
Më shumëDetailsOlluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...
Më shumëDetailsValon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...
Më shumëDetailsUkraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...
Më shumëDetailsBedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...
Më shumëDetails











