Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit, se nuk do të lejoj Vuçiqin që ta vizitojë Kosovën.Petkoviq ka pyetur se “kush është ai që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita presidentit Vuçiq”.
“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?’’- ka deklaruar Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq.
Kurti gjatë një debati televiziv ka deklaruar se ai (Vuçiq), nuk do të bëje far kërkese për të vizituar Kosovën, pas deklaratës së tij se nuk do të lejojë një gjë të tillë.“Mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”, ka thënë Kurti.












