Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Petrit Kryeziu është caktuar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë së Prizrenit, rreth tri javë pas dorëheqjes së Admir Shalës, ish-udhëheqës i kësaj prokurorie.
Kryeziu është caktuar sot ushtrues detyre me vendim unanim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ai do të ushtrojë kompetencat e Kryeprokurorit të Prizrenit si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri përmes konkursit të rregullt.
Petrit Kryeziu, prej disa vitesh shërben në Prokurorinë Themelore në Prizren. Ai njihet për ndjekjen penale të Hysni Peqanit – Burdushit, një të ashtuquajturi mjek popullor të dënuar për mashtrim të qytetarëve.












