Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pjesë e përgjimeve të policisë në Morinë, reagon Zaimina Vasjari

11/04/2022 - 15:26
në ShowBiz
A A
Pjesë e përgjimeve të policisë në Morinë, reagon Zaimina Vasjari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zaimina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Një aksion që kishte për synim goditjen e policëve të korruptuar, ka nxjerr në pah edhe emrin e këngëtares.

Bëhet me dije se Zaimina ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme.
“Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes. Duket se me lajmet e që qarkullojnë që prej ditës së djeshme, Zai nuk ka pasur mundësi të njihej, deri para komunikimit tonë me të.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë ekskluzivisht artisja.

Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.

Çfarë ndodhi?

Një aksion i madh policor zbuloi 312 raste korrupsioni të kryera nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës.
Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës u ndaluan edhe 28 policë të pikës doganore Vërmicë, për të njëjtat akuzë. Punonjësit e policisë në doganën që lidh Shqipërinë me Kosovën ndihmonin që të kalonin kufirin edhe persona me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së.
Në një prej episodeve interesante që vërehen në dosje është edhe me protagoniste artisten dhe këngëtaren Zaimina Vasjari, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
Në dosjen e Prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “Ëhatsapp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laertit

Sulos me sms: “…..është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty Morinë, po s’ka prokurë, Zajmina Vasjari.

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet?

Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi nr. tim të flas me të…

Tani: ‘Renxh Rover’ ‘AA001UD’…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas, ora 11:00, Laert Sulo ia kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të Policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari……….

Emiltoni: Jepi nr. tim

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zajmina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i Policisë Emilton
Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit, Laert Sulo.
Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./PANORAMAPLUS

JU REKOMANDOJMË

Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta për ditëlindje

Butrint Imeri publikon fotografinë e ëmbël me nënën, e uron me fjalët më të veçanta për ditëlindje
12/11/2026 - 17:29

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke e uruar publikisht nënën e tij për ditëlindje. Artisti ka publikuar në InstaStory...

Më shumëDetails

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK
12/11/2026 - 15:00

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e...

Më shumëDetails

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës
12/11/2026 - 13:34

Regjisorja Arlinda Morina i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda ka treguar se...

Më shumëDetails

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak

Gati të bëhet nënë, Afrona publikon foton e para 15 kilogramë më pak
12/11/2026 - 13:30

Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara, duke kujtuar kohën kur peshonte 15 kilogramë më pak. Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi dy...

Më shumëDetails

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron

Nichi ankohet për papastërtinë në shtëpinë e BBVK-së, Anjeza e injoron
12/11/2026 - 13:29

Kapiteni i javës në Big Brother VIP Kosova 5, Nichi, është shprehur i revoltuar me papastërtinë në shtëpi. Ai ka kritikuar banorët për mungesën e kujdesit ndaj higjienës,...

Më shumëDetails

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj
11/11/2026 - 21:24

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    372 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po kam qejf me pi një kafe bashkë”, Xhavit Haliti “çelet” pak për raportin me Albin Kurtin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë