Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pjetër Shala ankohet: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dën*uar

20/09/2024 - 11:37
në Lajme
A A
Pjetër Shala ankohet: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dën*uar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara.

Ai është ankuar se nuk e ka në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, me 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalë se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai gjithashtu u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e din se në çfarë mënyrë është dënuar.

“Tani unë akoma nuk e kam as aktvendimin e përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që nuk kam vra kurrë në jetën time. Ma shpjegojnë avokatet e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, para vetës ta lexoje dhe kuptoj se për çka jam i dënuar dhe nuk e di si kam mundësi që të punoj me avokatët dhe të bëjmë ankesa kur akoma nuk e kam të përkthyer.”, tha Shala.

Shala ishte duke folur kur seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Përpara kësaj, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduar dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në javën e fundit të tetorit sa i takon të gjithë procesit gjyqësor të Thaçit.

“Pikë se pari dua të flas për gjendjen fizike dhe mendore të z.Shala. Nuk ka ndonjë gjë në veçanti për të thënë në lidhje me këtë përveç se ju e dini të gjithë situatën familjare të z.Shala dhe problematikat që ka ai. Kjo ka pasur ndikim në gjendjen e tij shpirtërore. Megjithatë, ai është tërësisht në gjendje që të na ndjek sot. Kjo është e qartë. Sa i takon paraburgimit të z.Shala, me duhet të them që sigurisht e kemi njoftuar që ka rregulla të reja tash për ndalimin e tij. I kemi dhënë shpjegimet përkatëse. Z.Shala na kërkojë që të bënimnjë kërkesë në emër të tij të cilën do ta trajtojmë kur të jetë momenti i duhur në varësi të rendit të ditës. Ne po e monitorojmë situatën e familjes veçanërisht dhe do të iu njoftojmë nëse është e nevojshme të ngrejmë dicka në lidhje me këtë”, tha avokati Jean-Louis Gilissen.

Lidhur me këtë temë nuk pati diçka nga ana e ZPS-së dhe as nga ana e mbrojtjes.

Ndërsa, kryegjyqtarja Picard tha se veç në raste që mund të ketë rrethana përjashtuese dhe të merret ndonjë vendim tjetër, personi i dënuar mbetet në paraburgim deri në momentin që merret një vendim i formës së prerë.

“… personi i dënuar do të mbetet në paraburgim deri në momentin kur merret një vendim i formës së prerë…”, tha kryegjyqtarja duke shtuar se rishikimi çdo dy muaj i masës së paraburgimit nuk është i mundshëm kur fillojnë procedurat e apelit.

Gjithashtu, mbrojtja kishte kërkuar që të rris numrin e fjalëve për dorëzimin e dosjes së Apelit dhe kryegjyqtarja e orientoi mbrojtjen që këtë kërkesë ta dorëzojë me shkrim që pastaj të merret vendimi.

ZPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave nuk pati ndonjë çështje për të ngritur

Vlen të theksohet se Pjetër Shala është i pranishëm përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Shala më 16 korrik 2024 është shpallur fajtor për krime lufte dhe u dënua me 18 vjet burgim.

Në konferencën e së enjtes, Griep njoftoi gjithashtu se është caktuar edhe trupi gjykues në çështjen ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

“Trupi gjykues përbëhet nga gjykatësit Roland Dekkers, Mappie Veldt-Foglia, Judge Gilbert Bitti dhe Vladimir Mikula si gjykatës rezervë. Vendimi i kryetares erdhi në vijim të njoftimit nga gjykatësja e procedurës paraprake se dosja do të ishte gati për t’i kaluar trupit gjykues më 4 shtator 2024”, tha Griep.

Po ashtu, ajo njoftoi se gjykatësja e procedurës paraprake ka rrëzuar kërkesën e Haxhi Shalës për të urdhëruar përkthimin në gjuhën shqipe të të gjitha dokumenteve në dosjen e çështjes gjyqësore.

“Gjykatësja e procedurës paraprake konstatoi se të akuzuarit kishin mënyra të mjaftueshme për të kuptuar çështjen dhe se mbrojtja nuk demonstroi se sistemi aktual për përkthimin e provave është i papërshtatshëm. Gjykatësja e procedurës paraprake vlerësoi se miratimi i kërkesës do të vononte më tej kalimin e çështjes për gjykim. Gjithashtu, gjykatësja e procedurës paraprake rikujtoi mbrojtjen se sistemi i ndihmës juridike përfshin edhe fonde për ekipet e mbrojtjes për përkthime me gojë e me shkrim. Dhomat e Specializuara i përkthejnë të gjitha dokumentet dhe parashtrimet e protokolluara publike në tri gjuhët e Gjykatës: shqipe, serbe dhe anglisht, sa më shpejtë që është e mundshme”, tha Griep.

Tutje, ajo shtoi se duke e ditur që gjuha e punës është anglishtja, për përkthimet e dokumenteve në shqip dhe serbisht mund të nevojitet një kohë për përfundimin e tyre sipas standardeve të larta.

“Për t’u dhënë të akuzuarve dokumentet më të rëndësishme në gjuhën e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur, Rregullorja e Procedurës dhe Provave parashikon që dokumenteve të caktuara t’u jepet përparësi në përkthim. Për shembull, aktakuza duhet t’i jepet të akuzuarit në një gjuhë që e kupton”, tha ajo.

Zëdhënësja tha se janë bërë publike edhe vendimet për autorizimin e kontrollimeve dhe sekuestrimeve që lidhen me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin.

“Më 2 dhe 3 shtator 2024, u bënë publike vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake të datave 28 prill, 3 maj dhe 25 shtator 2023 për autorizimin e kontrollimeve dhe sekuestrimeve lidhur me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin. Këto mund të gjenden në faqen e internetit të DhSK-së”, tha ajo.

Kurse në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Griep tha se më 28 gusht është rrëzuar kërkesa e mbrojtjes së Selimit për të përjashtuar disa prova lidhur me dëshminë e një dëshmitari.

“Trupi gjykues e rrëzoi për arsye se prokuroria dhe mbrojtësi i viktimave konfirmuan se nuk synonin t’i bënin pyetje dëshmitarit për aspektet për të cilat shqetësohej mbrojtja”, tha ajo.

Ajo tregoi se në këtë javë kanë dhënë dëshmi dy dëshmitarë në këtë çështje gjyqësore. Sipas saj, në përmbledhjen e lexuar nga ZPS-ja dëshmitari i parë, Imer Imeri ishte rrëmbyer nga ushtarë të maskuar të UÇK-së në Shqipëri për shkak se ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

“Sipas përmbledhjes, z. Imeri u mbajt fillimisht i ndaluar në Shqipëri dhe më pas, rreth mesit të qershorit 1999, u transferua në Prizren, në Kosovë”, tha ajo.

Ajo shtoi se dëshmitari i dytë, Rrustem Tetaj, është ish-oficer i UÇK-së që kishte poste të ndryshme në zonën operative të Dukagjinit gjatë verës së 1998-ës.

Deri më tani, në këtë çështje gjyqësore kanë dëshmuar 84 dëshmitarë dhe sipas Griep ka edhe dëshmi të dëshmitarëve që janë pranuar vetëm më shkrim.

Ndryshe, seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore është caktuar për 16 shtator 2024.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë