Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit kosovar nga xhandarmëria serbe, Kosova e akuzon Serbinë për cenim të integritetit territorial

04/11/2025 - 08:01
në Lajme
A A
Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit kosovar nga xhandarmëria serbe, Kosova e akuzon Serbinë për cenim të integritetit territorial
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V. i nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial të Kosovës. Ata kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të reagojë.

Siç bëri të ditur Policia e Kosovës, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 1 nëntor në një zonë të njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka njoftuar dhe bashkëpunuar me KFOR-in që është përgjegjës për sigurinë në brezin kufitar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi”, u tha në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet zyrtare, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës – Departamentin për Krime të Rënda, si dhe me institucionet e tjera relevante të sigurisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e quajti shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë dhe vazhdë të politikave për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit.

“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit. Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Në reagimin e tij, Sveçla deklaroi që është “koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani, e quajti këtë dëshmi shtesë të qasjes hegjemoniste të Serbisë, ku çdo qytetar që flet për regjimin autokratik të Vuçiqit, sulmohet e torturohet.

Osmani po ashtu kërkoi që bota demokratike të reagojë e skena politike e vendit të flasë me një zë për mbrojtjen e Kosovës.

“Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, shkroi presidentja Osmani në faqen e saj në Facebook.

Misioni i NATO-s në Kosovës, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni për rastin, ndërsa ka theksuar se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet e qetë.

“Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në reagimin e misionit të NATO-s.

Ndërkaq, ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka pretenduar se ka qenë dëshmitar në rastin e rrëmbimit të serbit Milan Vukashinoviq në Leposaviq nga xhandarmëria serbe, që sipas Policisë së Kosovës ndodhi më 1 nëntor.

Ai për “Betimi për Drejtësi“, ka rrëfyer se si sipas tij ndodhi ngjarja, duke thënë se qytetarin Milan Vukashinoviq e rrëmbeu dhe plagosi grupi i Milan Radoiçiq.

Ai pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi kur Vukashinoviq ka shkuar për të blerë mjaltë nga një person i punësuar në Ushtrinë e Serbisë. Tha se Vukashinoviq është pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërkaq sipas tij, vitin e kaluar Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë.

Sipas tij, më 1 nëntor rreth orës 12:00, Vukashinoviq ndodhej me makinën e tij në fshatin Jelakce dhe në vendin e quajtur Lokvica, që ndodhet në Kosovë, por afër kufirit me Serbinë, ai kishte shkuar të blinte mjaltë nga një person me emrin Daki Antiq nga Kurshumlia, i cili është i punësuar në Ushtrinë e Serbisë.

“Atë ditë duhej të merrte mjaltë, si zakonisht. Daki Antiq futej rreth 200 metra në territorin e Kosovës dhe pastaj kthehej në Serbi. Milan zakonisht blinte deri në 5 kg mjaltë. Gjatë mbërritjes në vendin e takimit, nga pylli dolën persona të armatosur, të veshur me uniforma të zeza dhe jeshile, me maska në fytyrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Milan Vukashinoviq nuk është ndalur por ka vazhduar të voziste.

“Milan Radoiçiq, i njohur si frikacak, gjithmonë qëllon nga pas dhe kështu bëri edhe këtë herë”, ka thënë ai.

Tutje, sipas Radomiroviq, pas ngjarjes tragjike, grupi terrorist e transportoi Vukashinoviqin në Spitalin e Prokupljes. Tha se me duart e lidhura dhe nga ambulanca, ai ka arrtiur të telefononte nënën e tij dhe t’i thoshte se ishte sulmuar në Kosovë, se ishte plagosur dhe se po e çonin në Spitalin e Nishit.

“Më 02.11, përmes miqve nga Nishi, mësova se Milani ishte në gjendje të rëndë, se i ishte hequr një veshkë, mbështjellësi i zemrës (perikardi) dhe se kishte plumb në shtyllën kurrizore. Gjithashtu, nga miqtë kam mësuar se Radoiçiq ndodhej në Kosovë me pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, përfshirë një oficer me emrin Sedlar”, ka shtuar ai.

Siç pretendon ai, ata kishin ardhur me tre xhipa pa targa dhe në Prokuplje askush nga policia nuk guxonte të pyeste çfarë po ndodhte.

“Milan Vukashinoviq u dërgua në Spitalin e Nishit, ku e priti drejtori i Qendrës Klinike të Nishit, Zoran Perishiq. Zoran Perishiq ndaloi personelin mjekësor të jepte çdo informacion për gjendjen shëndetësore të Milan Vukashinoviqit, të plagosur dhe të rrëmbyer”, u shpreh ai.

Ai shton se deklaron me përgjegjësi se ka qenë në atë vend- Jelakce, me personin që pretendohet se është rrëmbyer, por asnjëherë nuk kanë hyrë në Serbi. Dhe sipas tij, Milan Vukashinoviq është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punonjës i një shoqërie sigurimesh kosovare.

“Milan (Vukashinoviq) nuk i ka lënë institucionet e Kosovës që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë nuk shkon në Serbi. Në vitin 2024, Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë”, ka shtuar ai.

Vukashinoviq, ka dërguar edhe lokacionin ku pretendon se ndodhi ngjarja dhe thotë se për të gjitha këto ka dhënë deklaratë edhe Policinë e Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn brenda territorit të Kosovës.

Në qershor të vitit 2023, tre zyrtarë policorë të Kosovës ishin rrëmbyet në vendin e quajtur Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj: S’kanë reflektuar ndaj kërkesave të AAK-së, s’kemi pse negociojmë sepse s’duam të jemi partnerë me VV’në

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
14/07/2026 - 12:22

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e interesuar të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë. Sipas...

Më shumëDetails

A e ka ndërprerë Mercedesi kontratën me Kastratin?

A e ka ndërprerë Mercedesi kontratën me Kastratin?
14/07/2026 - 12:20

Mes zhurmës së krijuar nga vala e review-ve ndaj një sërë biznesesh në Shqipëri dhe verifikimeve të nisura nga policia, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Inspektorati Sanitar në pritje të rezultateve të analizave, pronarët e “Sach Pizza” pa koment për dyshimet e helmimit të dhjetëra klientëve

Inspektorati Sanitar në pritje të rezultateve të analizave, pronarët e “Sach Pizza” pa koment për dyshimet e helmimit të dhjetëra klientëve
14/07/2026 - 12:12

Inspektorati Sanitar është në pritje të rezultateve laboratorike të mostrave të marra nga hetimet për rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi të rreth 70 pacientëve. Burime të...

Më shumëDetails

Vajza e Visar Korenicës po lufton me një sëmundje të rëndë, të afërmit bëjnë apel për ndihmë

Korenica: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë!
14/07/2026 - 11:56

Urtina, vajza e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Visar Korenica, prej një kohe të gjatë po përballet me një sëmundje të rëndë, tumorin. Për trajtimin e...

Më shumëDetails

Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV

Hamiti: Mbas pesë vitesh në pushtet, VV-ja i fajëson rivalët politikë për keqqeverisjen e vet
14/07/2026 - 11:49

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, duke shtuar se, të njëjtin, SHBA’ja...

Më shumëDetails

Bie numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”

Aliu: Linja e trenit Prishtinë-Aeroport dhe Unaza e Prishtinës do të shkarkojnë trafikun në kryeqytet
14/07/2026 - 11:45

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj 2026, të cilat tregojnë rënie në transportin ajror, ndërsa shënohet rritje e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë