Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Plisat” i reagojnë FSHF-së për Evropianin me Serbinë: Me një nënshkrim nuk shlyhen historia e dhimbjet tona

06/02/2025 - 18:17
në Lajme, Sport
A A
“Plisat” i reagojnë FSHF-së për Evropianin me Serbinë: Me një nënshkrim nuk shlyhen historia e dhimbjet tona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi i tifozëve “Plisat” i ka reaguar Federatës Shqiptare të Futbollit për organizimin e Evropianit për grupmoshat U-21 me Serbinë.

“Plisat” kanë thënë se me një nënshkrim nuk mund të shlyhet historia dhe se është vendim antikombëtar.

Reagimi i plotë:

REAGIM I GRUPIT “PLISAT” NDAJ AKTIT MË TË TURPSHËM NË HISTORINË E SPORTIT SHQIPTAR

Fatmirësisht jeni pak, por fatkeqsisht jeni me ndikim të madh në atë Shqipërinë tonë të zemrës. Jeni pak ju që keni komplekse inferioriteti ndaj shkijeve e ndaj ballkanasve tjerë, por sherrin e keni të madh sepse jeni në pozita të larta.

Është shkrim pak më i gjatë ky, por jo aq sa dhimbjet tona. As sa krenaria jonë. Andaj ju lusim te ndani pak kohe që ta lexoni.

Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar.

Askush nuk ju dha mandat t’i rehabilitoni kriminelët. Askush nuk ju dha mandat të shkelni mbi dinjitetin tonë.

Por ju keni mandat ta përcjellni futbollin. E kur e bëni punën tuaj, si nuk ju bie në sy asnjë akt antishqiptar nëpër stadiumet e “partnerëve” tuaj? Si nuk ju bijnë në sy flamujt anti Kosovë, anti Shqipëri, koreografitë e shkijeve duke u zotuar që do ta bëjnë namin kur të kthehen në Kosovë? Atyre ua kemi dhënë përgjigjen e merituar gjithmonë, herën e fundit kur u futën ne Banjskë para 1 viti e gjysmë, kur i lanë të vdekur shokët e tyre e ikën malit si lepujt, por sot vendosëm t’ua japim juve përgjigjen e parë, këtu të shkruar, për aktin tuaj të turpshëm.

z.Duka, me një të rënë të lapsit e me një nënshkrim tuajin, nuk shlyhet historia e aq më pak krenaria e dhimbjet tona, POR ju sigurojmë që ne lëndohemi shumë.

E kush jemi ne? Jemi populli shqiptar, i cili gjithandej trojeve ju shikon me habi e mëri se si kur nënshkruat me partnerët Tuaj, nuk i kujtuat veprimet e tyre vetëm në luftën e fundit, ku ndaj nesh i kanë kryer hiç më pak se:

15,000 vrasje të civilëve,

mbi 20,000 dhunime të grave;

kanë djegur mbi 40% të pronave të shqiptarëve;

kanë zhdukur mbi 6000 shqiptare, rreth 1600 prej të cilëve ende nuk dihet ku janë;

kanë kryer mbi 400 masakra, të dokumentuara;

kanë plaçkitur pronat privat e publike të shqiptarëve të Kosovës;

etj etj.

Por dëshira e tyre për gjakpirje e plaçkitje as nuk ka filluar me luftën e fundit, e as nuk ka përfunduar me të njejtën.

Sporti mund të jetë një urë lidhëse mes popujve, por jo kur ai përdoret për të normalizuar padrejtësinë, fashizmin, fajin e borxhin e shtetit më gjenocidal të Ballkanit.

Ne nuk mund të heshtim përballë një padrejtësie të tillë. Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit ta rishqyrtojë këtë vendim, të tërhiqen nga akti më i turpshëm në histori të sportit shqiptar dhe të mos e shesë dinjitetin tonë kombëtar për interesa të ngushta.

Sporti duhet të na bashkojë, por jo duke na detyruar të harrojmë gjakun dhe dhimbjen tonë. Janë dy mënyra për ta kujtuar historinë e popullit tonë. Njëra është përplot dhimbje e vuajtje, tjetra përplot krenari e nder. Asnjërën nuk do të mund ta shkelni ju. Me asnjë organizim tuajin, me asnjë vëllazëri tuajën me gjaksin tonë.

JU REKOMANDOJMË

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendore
05/06/2026 - 14:23

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave antidumping...

Më shumëDetails

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti

Rrahman Rama: Vushtria ka mundësi te zgjedhe perfaqesues qe merren me shqetesimet e ketij qyteti
05/06/2026 - 14:03

Kandidati për deputet nga radhet e PDK- se me numer 7, Rrahman Rama, e ka nisur diten së bashkumme Ferid Idrizin dhe kandidatët për deputet nga ky qytet.Rama...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami me dedikim publik në përkrahje të 85-it të LDK-se, Naim Hajra

Hykmete Bajrami me dedikim publik në përkrahje të 85-it të LDK-se, Naim Hajra
05/06/2026 - 13:28

Ish deputetja, Hykmete Bajrami, që është njëra prej figurave më të dashura nga elektorati i LDK-së, ka dalë në mbështetje publike të kandidatit të LDK-së për deputet me...

Më shumëDetails

Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Nesër votohet në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës
05/06/2026 - 13:26

Të shtunën e 6 qershorit dyertë e 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës do të hapen për të votuar të gjithë qytetarët e Kosovës që...

Më shumëDetails

Hasan Papaj falënderon Degën III për mikpritjen: Shihemi në tubimin përmbyllës në Sheshin “Skënderbeu”

Hasan Papaj falënderon Degën III për mikpritjen: Shihemi në tubimin përmbyllës në Sheshin “Skënderbeu”
05/06/2026 - 13:06

Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i LDK-së me numër 34 ka falenderuar degën III të LDK-së për mikpritjen e ngrohtë, shkruan Veriu.info. 34-shi i LDK-së poashtu ka ftuar qytetarët për...

Më shumëDetails

Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij
05/06/2026 - 12:33

Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë dhe se ai po rikuperohet pas aksidentit që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë