Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj do të takohen nesër në ora 15:00 në zyrën e shefit të ekzekutivit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Zytarisht ende asnjëra nga partitë opozitare nuk kanë konfirmuar përgjigjen pozitive, por që Gazeta Blic ka kuptuar se të tre liderët e partive opozitare nuk do t`a refuzojnë takimin.
“Kur janë në diskutim temat e madhe e në interest të vendit Partia Demokratike e Kosovës nuk refuzon takime të formatit të tillë”, ka thënë një burim nga ky subjekt politik.
Nga Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës kanë thënë se tashmë lideri i tyre Ramus Haradinaj ka kërkuar një mendim nga Kryesia e kësaj partie për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin kurti, por që sipas këtij burimi AAK nuk refuzon takime të tilla.
“Bazuar në praktikat e mëhershme AAK do të jetë pjesë e këtij takimi”, ka thënë shkurt ky burim.
Edhe në partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhuki LDK, kanë thënë se refuzim nuk do të ketë.
“LDK dihet për qëndrim të saja konstuktive kur është në pyetje interesi i Kosoëvs”, tha ky burim.
Ende nuk dihet se si do të jetë formati i këtij takimi ( Kurti- Krasniqi, Abdixhiku- Haradinaj) por që gjasat janë që liderët e partive opozoitare të shkojnë në këtë takim edhe me nga një përfaqësues të subjekteve të tyre – këtë rast nënkryetarët e partive ( lideri plus nënkryetari i parë).
Gazeta Blic më herët raportoi se në ftesat që Albin Kurti ka nisur në Partinë Demorkatike të Kosovës, Lidhjen Demorkatike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet se takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
“Në ora 15:00 nesër e martë në zyrën e kryeministrit të Kosovës”, ka thënë një burim I gazetës.












