Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“…po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi”, Fevziu: S’kam emra, është ekzakt siç kam thënë

04/04/2023 - 16:08
në Kryesore, Lajme
A A
“…po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi”, Fevziu: S’kam emra, është ekzakt siç kam thënë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, në një intervistë për Euronews ka thënë se një burim diplomatik ndërkombëtar i ka treguar se si njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë të huajve që Kosova s’do të ketë qetësi nëse kthehen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për aspektin politik, megjithatë thotë se është shumë cinike që të thuash një gjë të tillë.

“Unë kam një informacion që mund ta bëjë publik që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike, që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës iu thonë ndërkombëtarëve që po u kthyen ata të katërt, Kosova s’ka qetësi. Çfarë do me thënë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën… Në kuptimin politik, pra ideja është na mbani ata brenda që të jemi një çik më rehat këtej. Kjo është cinike. Nuk mund ta bëj publik emrin, sepse personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve”, ka deklaruar Blendi Fevziu në “Review” të Euronews.

Lidhur me këtë deklaratë, Gazeta Express sot e ka kontaktuar autorin e emisionit “Opinion” për ta pyetur për emra konkret dhe nëse janë aktiv në politikën kosovare “njerëzit e rëndësishëm të politike kosovare”.

Fevziu në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka emra, derisa shton se është saktësisht ashtu siç ka deklaruar.

“Jo, nuk kam emra, por është ekzakt siç kam thënë”, ka thënë gazetari shqiptar për Gazetën Express i pyetur se a i janë thënë emra, nëse mund t’i zbulojë ata dhe nëse janë aktiv aktualisht në institucionet e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse do të kishte diçka më shumë për ta thënë do ta thoshte gjatë intervistës në televizion.

“Po të thosha më shumë e thosha në TV. Aq sa iu kam thënë”, ka përfunduar Fevziu.

Një deklaratë e tillë e Fevizut ka ardhur në kohën kur ka filluar gjykimi në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Gjatë ditës së hënë janë dëgjuar pretendimet e Prokurorisë Speciale të Hagës, derisa sot janë duke e thënë fjalën e tyre mbrojtja dhe ish-krerët e UÇK-së.

Një ditë para fillimit të procesit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po akuzohen në Hagë.

Në përkrhaje të këtij marshi ka dalë edhe kryekuvendari Glauk Konjufca. Derisa Lëvizja Vetëvendosje në njoftimin për përkrahjen e këtij marshi kishe përmendur vetëm ish-shefin e Grupit Parlamentar, Rexhep Selimin.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë