Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në Shijak, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se falë dhe bashkëpunimit me qytetarët kanë prangosur B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut.
Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobus, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.
Gjithashtu ai është ndëshkuar me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Policia e Shqipërisë.













