Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Poeti dhe veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, Haki Latifi boton librin “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”

19/11/2022 - 17:55
në Opinione
A A
Poeti dhe veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, Haki Latifi boton librin “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Haki Latifi poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare që jeton në Zvicër, sapo ka botuar librin e titulluar “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË”, nga shtëpia botuese “Fidani” në Prizren, të drejtuar nga shkrimtari Berat Batiu.

Më poshtë po japim pjesë nga recensioni i poetit dhe kritikut letrar, Skënder Zogajt.

VARGJE TË SINQERTA

ME DASHURI TË PASTËR

I lindur më 1962 në Piranë të Prizrenit, Haki Latifi u rrit në një familje arsimdashëse, e cila shkollimin e fëmijëve e kishte preokupim kryesor. Hakiu pas shkollës fillore kryen shkollën e mesme dhe studimet për Gjuhë e letërsi në SHLP të Prizrenit dhe emërohet arsimtar në shkollën e fshatit të lindjes. Është koha kur regjimi policor e ushtarak serb i ndjek dhe i ndëshkon të gjithë shqiptarët që refuzojnë zbatimin e masave okupuese. Kësaj nuk i shpëton as Hakiu, i cili detyrohet të largohet nga Kosova dhe të vendoset në Zvicër. Mësuesi i ri, i brumosur me idealet iluministe të Rilindjes kombëtare, menjëherë lidhet me qarqet e mërgimtarëve dhe i rreket veprimtarisë atdhetare, duke u bërë pjesë e lëvizjes së madhe demokratike të Kosovës në krye me liderin historik Ibrahim Rugova, i cili fton shqiptarët për “Liri e demokraci” me sloganin “Me laps në Evropë”. Kësaj fryme i gjegjet dhe i shërben fuqishëm Haki Latifi, duke qenë në fokusin e veprimtarive atdhetare në Zvicër e më gjerë, që detyrë jetike kanë për ta ndihmuar materialisht dhe njëkohësisht për ta forcuar përpjekjen çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës në mposhtjen e robërisë. Hakiu vihet i tëri në shërbim të lirisë së atdheut.

2.Në shembullin e Rilindësve tanë, Haki Latifi e hap kuletën dhe e mpreh lapsin në shërbim të çështjes së atdheut. Ndër të parët nis organizimin e mërgimtarëve për grumbullimin e ndihmave për bashkatdhetarët në Kosovë, që okupatori po tentonte t’i gjunjëzonte përmes urisë, e njëherësh është ndër më aktivët në organizimin e tubimeve protestuese në Zvicër e më gjerë, për t’iu kundërvënë propagandës agresive dhe gënjeshtare serbe kundër shqiptarëve. Për këtë qëllim, Haki Latifi ka dhënë kontributin të vlershëm edhe nëpërmjet të shkrimeve, publicistike dhe letrare, që pasqyrojnë botën e pasur shpirtërore dhe idealizmin e tij të flaktë kombëtar. Shkrimet publicistike lexuesit kanë pasur rastin t’ia lexojnë nëpër periodikun e kohës, ndërsa krijimet poetike të përmbledhura në vëllimin me titullin simbolik “Rrënjët e fisit të lashtë” tash po e shohin dritën e botimit nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Fidani” në Prizren.

Fjala e autorit Haki Latifi

Libri i parë qenka emocion dhe përjetim i rrallë. Ëndrra ime u realizua…

Të nderuar miq,

Sot, SHTËPIA BOTUESE „FIDANI“ në Prizren, botoi librin tim të parë me titull : “RRËNJET E FISIT TË LASHTË”.

Një falënderim e mirënjohje e veçantë shkon për miqtë; recensentin e këtij libri, Skënder Zogaj, së bashku me lektorin z.Musa Bushrani. Kështu, të dy, me vërejtjet, sugjerime konkrete, i kontribuuan përmbajtjes së librit, duke i vlerësuar shkrimet e mia me përkushtim e profesionalizëm.

Përgatitjen teknike, pra edhe rregullimin e treguesit të titujve e ka bërë Berat Batiu, të cilin gjithashtu e falënderoj, duke i dëshiruar suksese në punën e tij profesionale.

Falënderim të veçantë i dedikohet mbesës sime Dafina Latifi për pamjen e kopertinës së librit.

Falënderim të posaçëm i shpreh bashkëshortes sime, Nexhmijës, e cila gjatë pjesës më të madhe të kohës, sa jemi bashkë, mori mbi vete barrën e përkujdesjes për ekonominë familjare, duke më mundësuar kështu vazhdimin e veprimtarinë shoqërore dhe atdhetare në dobi të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Tregime me rusë dhe dy Serbi
Opinione

Një Kryeministër antiamerikan, nuk mund t’i kryej detyrat kushtetuese

29/01/2023 - 21:08
Pse e mbrojta vajzën nga Librazhdi
Opinione

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërteten, dhe këtë duhet t’ua thotë partia qe ua mohoi atë, Vetëvendosja

28/01/2023 - 16:10
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Opinione

Rreng serbëve duke i rrejtur shqiptarët!

24/01/2023 - 22:48
Ku(sh) është Vjosa Osmani
Opinione

Oliver Ivanoviq, heroi i Albin Kurtit

20/01/2023 - 22:44
Ata që shkelin mbi gjakun e Dëshmorëve të Kombit i mallkon historia!
Opinione

Ata që shkelin mbi gjakun e Dëshmorëve të Kombit i mallkon historia!

14/01/2023 - 19:47
Nevoja për “armikun kujdestar”
Opinione

Gazetarët paskan faj edhe për Asociacionin

14/01/2023 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit

    E dhimbshme: 28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, nesër i jepet lamtumira e fundit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i Hovenierit pas takimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Burri i Albulena Haxhiut – FES-it: Çudi që ju merreni me Asociacionin, qysh po i përkëdhelni serbët?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U shpërngul nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, flet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e familjes së tij

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2022 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë