Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Polarizues”, “mungesë besimi” – në letrën ku e njoftoi për “qeverinë e tranzicionit” Abdixhiku ka “dy fjalë” edhe për Kurtin

06/05/2025 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
“Polarizues”, “mungesë besimi” – në letrën ku e njoftoi për “qeverinë e tranzicionit” Abdixhiku ka “dy fjalë” edhe për Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, i shkroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti të hënën kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një letër të dytë drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës me thirrjen për koalicion.

As i interesuar e as i vullnetshëm s’doli të jetë Abdixhiku dhe LDK për bashkëpunim me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas një mbledhje në parti që patën sot në LDK, Abdixhiku tha se partia e tij e ka vlerësuar “të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”.

“LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letrën e kthyer të Abdixhikut për Kurtin.

Abdixhiku në letër tha se atë e ktheu “i nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarë të Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që, edhe nëpërmjet kësaj letre, t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju”.

Në letër, LDK akuzon Vetëvendosjen për bllokadën politike në vend dhe që “në mënyrë arbitrare” po e pamundëson krijimin e legjislaturës së re.

“Sot, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale për shkak të dështimit tuaj që të krijoni partneritete politike që do të garantonin shumicën. Po ashtu, nëpërmjet bllokimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ju, në mënyrë arbitrare, po pamundësoni konstituimin e legjislaturës së re”, thuhet në letër.

Për daljen nga cikli bllokues në Kuvend, Abdixhiku shpalosi pak më herët për media një propozim – një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Këtë ia përmendi edhe Kurtit në letër, ndërsa tha se takim me të realizon për këtë nismë dhe bashkë me liderët e partive të tjera politike shqiptare.

“LDK dhe unë si kryetari i saj, propozojmë nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe unitet, por mbi të gjitha kërkon dhe vetëdije të lartë politike nacionale. LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, tha Abdixhiku sot për media e ngjashëm ia tha edhe Kurtit në letër.

“Për këtë si kryetar i LDK-së jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike shqiptare, të ndihmoj në këtë proces dhe e ftoj edhe zotëri Kurtin siç i ftoj edhe liderët politikë, të cilët i kam njoftuar tashmë për këtë iniciativë kurdo që ata e shohin të arsyeshme”, shtoi ai.

Ai tha se qeveria e tranzicionit do të kishte një kryeministër “unifikues”.

“Po flasim për qeveri nacionale të tranzicionit, të unitetit të tanishëm, të domosdoshëm për Kosovën dhe me afat të shkurtër. Me kryeministër dhe kabinet unifikues deri në zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, tha ai.

Përveç Kurtit, Abdixhiku tha se i ka njoftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare për këtë ide dhe se tashmë ka marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në konferencë, Abdixhiku Kurtin e la fajtor edhe për polarizim.

“I shërben edhe shërimit të polarizimit për të cilin është fajtor z.Kurti personalisht, por edhe i jep një orientim të mbarë për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Për rreshtin që Kurti i shkroi Abdixhikut se është “i bindur” që votuesit e LDK-së e preferojnë “më së shumti” koalicionin me Vetëvendosjen, Abdixhiku tha se çka duan votuesit e LDK-së flet ai vetë si kryetar i LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër
10/07/2026 - 12:14

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i...

Më shumëDetails

RTK pa paga prej 10 ditësh, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
10/07/2026 - 12:11

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta, duke bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha mundësitë për pritje lidhur me ekzekutimin e pagave të punonjësve....

Më shumëDetails

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë
10/07/2026 - 12:09

Një moment i veçantë krenarie për familjen Berisha u shënua në Holandë, ku Erdet Berisha, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferid Berisha – i njohur...

Më shumëDetails

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar
10/07/2026 - 11:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit. Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është...

Më shumëDetails

“Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten

“Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten
10/07/2026 - 11:41

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi një vajzë nga Kosova shihet duke vozitur një Lamborghini dhe duke regjistruar momentin gjatë udhëtimit....

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, por s’kemi rezultat konkret

Kurti pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, por s’kemi rezultat konkret
10/07/2026 - 10:59

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është prononcuar para mediave pas përfundimit të takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza. Ai tha se me të pati një takim konstruktiv...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë