Policet e Kosovës sot kanë parakaluar në Paradën e Kombeve në Auckland të Zelandës së Re.
“Pesëmbëdhjetë police të Kosovës nga e gjithë Kosova marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Policinë #IWPC2023. Parada e Kombeve të mëngjesit të sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.











