Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

03/11/2026 - 10:31
në Lajme
A A
Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen gjeneratës së 63-të të kadetëve deri në diplomimin e saj.

Duke komentuar këtë çështje në Debat Plus, Balaj nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kërkesën, por ka udhëzuar që informacionet të kërkohen nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Është një keqkuptim. Për çdo gjë që keni për t’u informuar, Policia e posedon Zyrën e Mediave, informohuni atje”, ka thënë Balaj.

Sipas një komunikimi të brendshëm të siguruar nga Vox Kosova, drejtorëve të drejtorive dhe shefave të njësive policore u është kërkuar që t’i njoftojnë zyrtaret policore për dorëzimin e kapelave.

Kërkesa ishte që kapelat të grumbulloheshin nga drejtoritë dhe njësitë, përfshirë edhe rajonet, dhe më pas t’i dorëzoheshin Drejtorisë së Logjistikës së Policisë së Kosovës.

Në një komunikim tjetër të siguruar nga ky medium, zyrtarëve të një njësie policore u ishte bërë e ditur se kapelat do t’i huazoheshin gjeneratës së 63-të deri në diplomimin e saj, pas së cilit pritej t’u ktheheshin pronareve.

Raportimi për huazimin e kapelave vjen pas shtyrjes së ceremonisë së diplomimit të kësaj gjenerate, e cila ishte paraparë të mbahej më 30 tetor. Kadetët janë njoftuar se ceremonia është shtyrë deri më 6 nëntor, për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

JU REKOMANDOJMË

Raportimi ekskluziv i Veriu.info për kontratën skandaloze të Përparim Ramës për ndriçimin publik, sot VV bëri denoncim në Prokurorinë Speciale për këtë kontratë

Raportimi ekskluziv i Veriu.info për kontratën skandaloze të Përparim Ramës për ndriçimin publik, sot VV bëri denoncim në Prokurorinë Speciale për këtë kontratë
03/11/2026 - 11:31

Gazeta Online Veriu.info dje raportoi ekskluzivisht për kontratat e ndiçimit Smart nga komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën, njëra e vitit 2024 dhe tjetra e vitit...

Më shumëDetails

Vendimi i Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve, Policia e Kosovës del me sqarime shtesë

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba
03/11/2026 - 11:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe për të cilët ka...

Më shumëDetails

Shoqja e Arlinda Zekajt kërkon hetim edhe për ish-vjehrrën, pretendon se ajo e ka parë vrasjen dhe s’ka ndërhyrë

Shoqja e Arlinda Zekajt kërkon hetim edhe për ish-vjehrrën, pretendon se ajo e ka parë vrasjen dhe s’ka ndërhyrë
03/11/2026 - 11:20

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj. Përmes një...

Më shumëDetails

Rama-VV’së në Prishtinë: I paskan kapë do letra me bo show politik, kapni more punoni najsen

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër
03/11/2026 - 10:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë sot dorëzoi materiale në Prokurorinë Speciale lidhur me një kontratë për ndriçimin publik ku pretendon se...

Më shumëDetails

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë
03/11/2026 - 10:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. Kryeministri Kurti e uroi Podrimen për detyrën e...

Më shumëDetails

Aksioni policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit – Mbajnë konferencë për media
03/11/2026 - 09:47

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center). Operacioni është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë