
Nuk janë të pakta rastet kur pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë zënë duke fjetur në orar të punë, ku qytetarët i kanë raportuar rastet duke iu bërë fotografi.
Një rast të tillë e ka raportuar një lexues i Veriu.info, i cili thotë se polici B. Berisha ditë më parë është zënë nga ai duke fjetur në Pejë.
Rasti raportohet se ka ndodhur afër palestrës së sporteve “Karagaqi” në Pejë, ku polici kishte parkuar vetëm dhe kishte fjetur.
Lexuesi i Veriu.info thotë se foton e bëri për shkak se në Pejë hajnat po iu shkaktojnë telashe të mëdha qytetarëve, e që fajëson në një masë edhe mos efikasitetin e policisë për t’i ndaluar.













