Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Polici rrëfen se si e larguan trupin e Afrim Bunjakut nga vendngjarja në Banjskë

12/06/2025 - 13:38
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i KE i kushton kapitull të veçantë situatës në veri: Sulmi i Banjskës përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit

epa10883376 Armed Kosovo police officers secure a road, as a Kosovo Force (KFOR) military vehicle is seen in the background, near the village of Banjska, Kosovo, 26 September 2023. A Kosovo Albanian police officer on 24 September was killed by Serb gunmen, who later barricaded themselves in the XIV century Serbian Orthodox Banjska monastery and traded gunfire with Kosovo police for hours. The police regained control of the area late on 24 September. The incident comes at a fragile moment in the Kosovo - Serbia European Union-facilitated dialogue to normalize ties between the two parties. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari policor Elez Peci, derisa dëshmoi të enjten para Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngjarjen e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, tha se ky sulm ishte tipik ushtarak dhe i financuar direkt nga Serbia. Ai tregoi se si e kishin larguar trupin e rreshterit nga vendi ku po sulmoheshin pa ndalë, e ku kishte shpërthime të fuqishme.

“Sulmi që ka ndodh ndaj nesh është sulm tipik ushtarak i trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaquar asnjëherë në jetën time me kёso sulmi dhe i financuar shumë mirë qe besa. Sepse armatimi që ka qenë nuk mundet me u ble në treg. Pra, është i financuar direkt prej Serbisë,” tha dëshmitari.

Peci tha se në ditën krtike është njoftuar përmes radio-lidhjes nga Njësia për ndërhyrje të shpejtë se në urën e fshtatit Banjskë, janë vendosur dy kamionë të mbushur me rërë dhe të njëjtit kanë bllokuar hyrjen në fshat.

“Rreth orës 2:30, nëpërmes radio-lidhjejs është njoftu dhoma komanduese nga Njësia e ndërhyrjes së shpejtë kufitare se në fshatin Banjskë, në hyrje të fshatit, saktësisht mbi urë, janë vendosur dy kamionë, domethënë është bllokuar hyrja, të cilët kamionë janë të mbushur me rërë”, tha dëshmitari.

Polici tha se së bashku me rreshterin tani të ndjerë Afrim Bunjaku, Fahri Shalën dhe Sadet Dushën ishin nisur me veturat e policisë të tipit Toyota dhe Skoda.

Gjatë rrugës për në fshatin Banjskë, ai tha që kishin parë një veturë të tipit “Glof 3”, në të cilën pas kontrollimit në ulësen e pasagjerit kishin gjetur një antenë të radio-lidhjes së policisë.

“E kemi ndalë dhe kemi bë verifikimin, kemi kontrolluar automjetin dhe në karrigen e pasagjerit. Kemi gjet një antenë të radio-lidhjes së Policisë. Por, pasi që personi në fjalë nuk ishte i kërkuar, i kemi marrë të dhënat dhe jemi nisë, sepse e kemi ditë që i kemi kolegët në fshatin Banjskë”, shtoi tutje dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij, Peci tha që pasi kanë arritur në fashtin Banjskë ka vërjetur që diçka nuk është në rregull.

“Kur jemi shku në Basnjkë diku afër, pa u afru te kamionët, saktësisht afër 20 metra, i kemi ndalu automjetet në anën e majtë të rrugës dhe i kemi ndalë një pas një. Edhe kena vazhdu përpara në drejtim të kolegëve tonë, të cilët kanë qenë prapa kamionëve duke e monitoruar situatën. Gjatë rrugëtimit e kam vërejt se diçka nuk është në rregull, e kam pa që në fshat ishte shumë terr, pak ndriçim, e rruga nga shkonim me ndriçim shumë të fortë”, shtoi ai.

Polici Peci shtoi që pasi që iu është afruar kolegëve, u ka thënë që të shpërndahen sepse mund të jetë kurth.

“Kur jemi afru ngat kolegëve tonë te kufiri, afër 2–3 metra, unë kam dyshu dhe kam thënë: “Po shpërndahemi, se mundet me qenë kurth”, tha Peci.

Po ashtu, Peci shtoi që duke shkuar në drejtim të përroit të njohur si “Reka e Banjskës” ka ndodhur një shpërthim shumë i fortë, i cili ka pasuar menjëherë me të shtëna të armëve.

“Në atë moment ka ndodh një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa që edhe ma ka humbur edhe balancin. E kam marrë veten, por detonimi ka pasuar menjëherë me të shtënat e armëve të kalibrave të ndryshëm”, shtoi dëshmitari.

Sipas tij, pas kësaj filluan që të sulmonin mbrapsht, mirëpo ata nuk ishin të barabartë as për nga numri dhe as për nga armatimi.

“Momentin kur jemi sulmuar, unë, siç thashë, e kam marrë veten. Sakrificat na kanë bërë me qenë të fortë, edhe kam fillu me mbrojt veten dhe kolegët duke shtënë në drejtim. Në këtë rast, të terroristëve. Mirëpo, ishim të pabarabartë, si në numër, ashtu edhe në armatim”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, ai tregoi edhe për momentin e tërheqjes së trupit të rreshterit tani të ndjerë, ku tha që kanë hasur në vështirësi dhe që të shtënat nuk janë ndalë asnjëherë.

“Atëherë, kur i kam shti duart te krahu i rreshterit, më janë nxehë duart dhe e kam vërejt që është gjak. Ia kam hequr, se kam thënë: mos po e lëndoj dhe e kam kap për krahësh te antiplumbi deri te dera e automjetit. Por, për shkak të peshës dhe pajisjeve, nuk kam mundur me ngrit. Një koleg tjetër e ka kapë, e kemi tërheq dhe e kemi vendos prapa në karrige, ku dhe ia kam hequr antiplubin për shkak të peshës dhe se e njëjta ishte krejt gjak”, tha Peci.

Polici rrëfeu se që pasi e vendosën rreshterin në veturë, ai dhe polici Mirsad Kryeziu u ulën përpara, mirëpo për shkak se të shtënat nuk ndaleshin asnjëherë, goma e veturës u shpërthy.

“Jam hypë në ulësen e pasagjerit, ndërsa kolegu Mirsadi nga shoferi, por të shënat nuk ndaleshin. Derisa u sill për drejtim të Mitrovicës, dëgjoheshin që gjuanin dhe kur morëm rrugën, Mirsadi tha që ma shpërthyen gomën”, tha dëshmitari.

Seanca do të vazhdojë në sesionin e pasdites, me dëgjimin e dëshmitarëve të radhës.

JU REKOMANDOJMË

Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…
Lajme

Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

22/12/2025 - 20:04
Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike
Kryesore

Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike

22/12/2025 - 19:44
Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale
Kryesore

Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale

22/12/2025 - 19:29
Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së
Kryesore

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së

22/12/2025 - 19:13
Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit
Lajme

Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit

22/12/2025 - 19:09
Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim
Lajme

Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim

22/12/2025 - 18:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë