
Shemsi Hoti nga Mitrovica, i cili me profesion është zyrtar policor i Republikës së Kosovës, tash e një kohë i është nënshtruar një pushimi të padëshiruar, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
“Më 12 janar i kam ba 20 vjet që jam pjesë e Policisë se Ksovës, për një kohë kam punuar edhe në Prishtinë por krejt kohën kam punuar në Mitrovicë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, mjekët më kanë rekomanduar qe mos të kem shumë kontakt me njërëz dhe prandaj për këtë shkak për 10 vite kam punuar në Cërrnushë por vitin e kaluar ajo pikë është mbyllur dhe jam kthy në Mitrovicë, punoj në stacion të jugut”, deklaroi Hoti.
Nga dhjetori i vitit të kaluar, ai është në pushim mjekësor, dhe për t’u shëruar, atij i duhet vetëm operim, i cili është shtyrë tash e një kohë të gjatë, e gjithë kjo nga mungesa e protezave në QKUK.
“Këtu në spitalin e Mitrovicës nuk ka proteza dhe mua më kanë thënë që krejt protezën e kukës me e ndërru, jo vetëm filgjani dhe nuk ka. Kam qenë edhe në QKUK në Prishtinë, ku kam shku me pyet dhe atje ka proteza, por pritja është shumë e madhe, sa që më kanë thënë se prej 2018-tës janë duke pritur njerëzit për operime”, tregon Hoti.
Ai thotë se kjo sëmundje ndoshta i ka ardhur nga Zoti, por po kërkon ndihmë prej QKUK-së që të jenë më të shpejtë në sigurimin e protezës dhe operimit të tij.
Ani pse me këtë sëmundje z.Hoti asnjëherë nuk e kishte dëshirë largimin nga puna.
“Probleme shëndesore kam prej vitit 2014, njëherë kam pasë problem me zemër, e kam aortën e zemrës të zgjeruar ndërsa prej vitit 2019 kam problem me ‘filgjanin e kukës’ në anën e majtë dhe si shkas i kësaj nuk ka mundur të punojë, ashtu qysh më kanë thënë mjekët vetëm pas operimit mund të punosh”, u shpreh ai.
Operimi i tij është shtyrë tash e një kohë shumë të gjatë e gjithë kjo për shkak të mungesës së protezave, ndërsa me këto probleme shëndëtësore, Shemsiu përballet çdo ditë.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:











