Në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekustruar 14.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, raporton Veriu.Info.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt thuhet në raportin e policisë.
Raporti i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Vushtrri 20.01.2024 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 14.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.












