Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht për një gjuajtje me armë zjarri në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë janë dëmtuar disa vetura të autosallon Alberti.
Gjuajtjen me armë në këtë Veternik e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, duke treguar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:30.
“Rreth orës 00:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale”, ka thënë zëdhënësi Pllana për Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar pamje të vendngjarjes, ku shihet se policia gjatë marrjes së provave në vendngjarje, kishte vendosur edhe shenja mbi veturat e autosallon Alberti të dëmtuar nga plumbat, të cilët dyshohet se ishin cak i gjuajtjes me breshëri kallashnikovi.
Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)













