Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

30/03/2026 - 20:53
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Në muajin dhjetor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, kishte zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollimin e bizneseve që ofrojnë shërbimin e injektimit të Botox-it, pasi që asnjë subjekt juridik në Kosovë nuk është i autorizuar për ofrimin e këtij shërbimi.

Në mesin e subjekteve private shëndetësore të kontrolluara kishte qenë edhe subjekti privat shëndetësor “Teuta’s Beauty and Spa Center”, me themeluese Dr. Teuta Tunuzliu.

Në rrjetet sociale dhe në promovime, ky subjekt privat shëndetësor prezantohet me emrin “Teute Advanced Aesthetics”, ku edhe jepen sqarime për profesionin e Teuta Tunuzliut, për të cilën thuhet se është farmaciste dhe specialiste e kozmetologjisë.

Sipas raportit të inspektimit, gjatë inspektimit të kryer nga inspektorët shëndetësorë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, “Teuta’s Beauty and Spa Center” nuk ka prezantuar licencën e institucionit, me arsyetimin se nuk ka aplikuar pasi që nuk e posedojnë qasjen për persona me aftësi të kufizuara. Pra, ky subjekt privat shëndetësor i themeluar nga Dr. Teuta Tunuzliu është zbuluar duke punuar pa licencë.

Në raport bëhet e ditur se në hapësirat e “Teuta’s Beauty and Spa Center” janë gjetur aparate dhe produkte mjekësore injektabile, si: fillerë dermalë, adrenalinë, desloratadinë dhe lidokainë.

Inspektorët në raport kanë theksuar se nga themeluesja Teuta Tunuzliu u është thënë se shërbimet shëndetësore në “Teuta’s Beauty and Spa Center” ofrohen nga Dr. Ylber Zejnullahu dhe Dr. Allma Kocinaj.

Po ashtu, në raport thuhet se në fund të inspektimit, Inspektorati Shëndetësor, me procesverbal me nr. 0013953, ndaloi ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga subjekti privat shëndetësor “Teuta’s Beauty and Spa Center Sh.p.k.”, që operonte në rr. Luan Haradinaj në Prishtinë.

Për shkak të këtyre të gjeturave, Inspektorati Shëndetësor, me vendimin 05-63, ka gjobitur “Teuta’s Beauty and Spa Center” me 4 mijë euro.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Teuta’s Beauty and Spa Center” për çështjet e ngritura, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje në pyetjet e dërguara.

Në një përgjigje të marrë nga Ministria e Shëndetësisë për këtë rast më 5 mars, thuhet se ky institucion privat shëndetësor ka paguar gjobën, por nuk është i licencuar.

Foto: Teuta Tunuzliu dhe Ylber Zejnullahu

LEXONI EDHE:

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

Tags: Allma KocinajTeuta TunuzliuTeuta’s Beauty and Spa CenterTeute Advanced AestheticsYlber Zejnullahu

JU REKOMANDOJMË

Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme

Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme
30/03/2026 - 22:27

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.Ajo theksoi rëndësinë e...

Më shumëDetails

Haxhiu për organizatën e Shkëlzen Gashit: Ndër vite kemi bashkëpunuar, është serioze

Prokuroria Speciale edhe sot e interviston Albulena Haxhiun
30/03/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, ka folur në lidhje me skandalin me ekspozitën për masakrat. Ajo e arsyetoi dhënien e mjeteve nga Kuvendi,...

Më shumëDetails

Bajrami: Terminalet nuk qenkan shtetëzuar, fitimi vazhdon t’u shkojë kompanive private

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
30/03/2026 - 22:20

Deputetja e LDK-se,Hykmete Bajrami ka shkruar se terminalet në vend nuk janë shtetëzuar, siç është pretenduar.Sipas saj, aktualisht fitimi kompanive private po u paguhet nga buxheti i shtetit...

Më shumëDetails

Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt
30/03/2026 - 21:57

Një debat i ashpër ka qenë në “Pressing” të T7, në mes të Nasim Haradinajt nga OVL-UÇK dhe Albatros Rexhajt. Temë ishte ekspozita e Shkëlzen Gashit për krimet...

Më shumëDetails

Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve
30/03/2026 - 21:56

Pas protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës kundër ekspozitës për luftën, Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar me gjuhë përçarëse. Në një...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë trafiku në Austri, humb jetën 18 vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë trafiku në Austri, humb jetën 18 vjeçari nga Kosova
30/03/2026 - 21:34

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture. IndeksOnline mëson se viktima...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë