Avokati Arianit Koci është sulmuar më 28 shtator nga dy persona në Graçanicë. P
Pak ditë pas sulmit, Koci deklaroi se të dyshuarit kanë qenë serbë, ndërsa sot ai thotë se rasti është ndriçuar nga Policia e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Koci ka shkruar se pas analizimit të të gjitha provave, “është i bindur që sulmi nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale”.
Ai tha se “ka qenë një gabim apo veprim i pamatur i një të riu”.
Avokati Koci njofton se ka vendosur që “rastin mos ta vazhdojë më tutje”, ndërsa thotë se e ka pranuar kërkimfaljen e të dyshuarit.












