
Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Është gjetur një trup i pajetë, dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e institutit e mjekësisë ligjore, po ashtu edhe përfaqësues nga Policia e Republikës së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën e gjelbër të kufirit, pra edhe ata janë në vendin e ngjarjes janë duke e trajtuar”, deklaroi Gashi.
Sinjal mëson se trupi i pajetë dyshohet të jetë shtetas sirian, i gjinisë mashkullore.
“Njësitet janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit”.












