Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të arit në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut në Han të Elezit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës bashkë me doganierët pas informacioneve se i njëjti nuk kishte deklararuar një sasi të arit.
Pas kontrollit ari u gjet në bagazh në kutinë e pajisjeve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).
Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedra të mëtejme.
Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren.












