Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve.
Të njëjtëve iu është sekuestruar 50 gram marihuanë, njofton Klankosova.tv
“Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet se kryejnë shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram”, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur poashtu se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike, një peshore elektronike një telefon mobil si dhe një grinder.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.