Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Supermeni” i tenderëve të Komunës së Ramës, Mustafa i LDK-së fiton edhe një tender për shkollën “7 Shtatori”, edhe pse kishte dy oferta me çmim më të ulët

23/02/2025 - 14:58
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Supermeni” i tenderëve të Komunës së Ramës, Mustafa i LDK-së fiton edhe një tender për shkollën “7 Shtatori”, edhe pse kishte dy oferta me çmim më të ulët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ragip Mustafa njihet si njëri prej biznesmenëve më të fuqishëm në Kosovë, i cili vazhdimisht përfiton tender publik, sidomos në institucionet shtetërore që udhëheqen nga LDK-ja dhe jo vetëm. Ai këtë muaj është shpërblyer edhe me një tender në një prej institucioneve që udhëheqen nga LDK-ja. Fjala është për Komunën e Prishtinës me kryetar Përparim Ramën e LDK-së, komunë kjo që i ka dhënë tenderin për “punë tjera” në ndërtimin e shkollës “7 Shtatori”, raporton Veriu.info.

Për këtë tender të shpallur nga Komuna e Prishtinës kishin konkuruar tre (3) operator ekonomik, ku dy (2) prej tyre kishin ofertuar me çmime më të ulëta.

“Nika pro-Ing” Sh.P.K kishte ofertuar me çmim prej 138,448 euro, ndërsa “Limora” Sh.P.K. me çmim prej 139,129 euro, por që të dy këto kompani janë elinimuar nga Zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës

Më 13.02.2025 Zyrtari i Prokurimit i Komunës së Prishtinës, Visar Shehu, ka lëshuar njoftim për vendimin e marrë nga kjo komunë, ku operatori ekonomik “Olti Trasing” Sh.P.K. shpërblehet me kontratë në bazë të ofetës me çmim prej 144,000.00 euro.

Veriu.info ka gjetur se kompania “Olti Trasing” Sh.P.K. është në pronësi të Ragip Mustafës, i cili në opinion njihet si Ragip “Zhaba”. Ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, parti kjo të cilës i përket kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndryshe, Në mars 2023, komuna kishte lidhur një kontratë me grupin e operatorëve ekonomikë “Olti Trasing SH.P.K.” dhe “Beni Dona GR” për ndërtimin e kësaj shkollë. Që të dy kompanitë janë në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në. Vlera e kontratës fillestare ishte 1,878,000.00 euro.

Pasi filluan punimet, komuna konsideroi se projekti nuk ishte hartuar siç duhet dhe aprovoi disa punë shtesë në një vlerë prej 55,635.30 euro. Aneks kontrata për këto punë shtesë u lidh në korrik të vitit të kaluar dhe punët shtesë u përllogaritën të përbënin 2.96% të vlerës së kontratës fillestare.

Në shtator 2024, komuna shpalli një kontratë të re me negocim për punët shtesë të “Ndërtimit të shkollës së mesme ‘7 Shtatori’”. Vlera e asaj kontrate ishte  132,100.97 euro ose 7.03% e vlerës fillestare të kontratës. Pavarësisht se punët shtesë të para ishin në nivelin e 2.96%, vlera e re e punëve shtesë është afërsisht 7% e kontratës fillestare, e cila është ende brenda kufirit ligjor prej 10%. Megjithatë, është e zakonshme që punët shtesë të arrijnë vlera më të larta si 3%, 5% ose 6% të vlerës bazë të kontratës, pasi që raste si ky janë të rralla, shkruante portali Demokracia.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

17/01/2026 - 01:09
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
Lajme

9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur

16/01/2026 - 22:30
E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
Lajme

Të hënën sy e vesh nga LDK-ja – A do t’ia japë partia “zarfin e zi” Lumir Abdixhikut?

16/01/2026 - 22:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë