Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhje në Gjermani: Si votojnë ata me origjinë të huaj?

23/02/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Zgjedhje në Gjermani: Si votojnë ata me origjinë të huaj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani rreth 7 milionë votues kanë origjinë të huaj. Kujt do t’ia japin ata votën të dielën nuk dihet, po ka disa preferenca.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën rreth 60 milionë vetë po i drejtohen kutive të votimit. Në vitet e fundit është rritur edhe numri i atyre që kanë sfond migracioni dhe të drejtë vote. Rreth 7 milionë votues kanë origjinë të huaj. Kujt do t’ia japin ata votën të dielën? Për shkak të turbulencave ekonomike të Gjermanisë dy vitet e fundit, një gjë dihet: pavarësisht nëse janë gjermanë “të rinj” apo gjermanë brez pas brezi, telashet e Gjermanisë sot i prekin të gjithë njësoj: Ngecja ekonomike, inflacioni dhe çmimet e larta të energjisë, ushqimeve dhe qirave, siguria në vend, perspektiva për të ardhmen.

Studimi i fundit i Qendrës Gjermane për Studimet e Migracionit dhe Integrimit (DeZIM) konstaton, se si gjermanët pa sfond migracioni edhe ata me rrënjë të huaja ndajnë të njëjtat shqetësime. Problemi kryesor mbetet ekonomia dhe inflacioni. Por një dallim kanë nga gjermanët, personat me sfond migracioni kanë më shpesh frikë se bëhen viktima të dhunës. Nga ana tjetër ata janë më të shqetësuar se gjermanët me rrënjë për çështjet financiare, për tema si pensionet apo banimi. Edhe konflikti në Lindjen e Mesme luan rol në shqetësimet e këtij grupi, me 43% ky shqetësim është më i madh, se gjermanët pa sfond migrimi. Aspekt që konstatohet në studim është, se qytetarët gjermanë me sfond migracioni shkojnë më rrallë drejt kutive të votimit, se sa gjermanët pa rrënjë të huaja.

Cila parti është më e preferuara?

Togfjalëshi vota e migrantëve duhet specifikuar, sepse ky grup gjermanësh me rrënjë të huaja është mjaft i larmishëm. Potencialisht çdo parti mund t’i bënte për vete gjermanët e rinj. Bashkautori i studimit të DeZIm, Dr. Jannes Jacobsen thekson se “njerëzit me sfond migrimi nuk janë një grup homogjen. Preferencat e tyre zgjedhore shtrihen tek i gjithë spektri partiak. Raportimet, se vota e migrantëve mund të vendosë për suksesin e partive të caktuara, nuk konfirmohet në studimin tonë.” Megjithatë edhe migrantët kanë preferenca të caktuara.

Sipas studimit të Qendrës Gjermane për Studimet e Migracionit dhe Integrimit (DeZIM) Partia Socialdemokrate, SPD është në pararojë tek preferencat e këtij grupi votuesish. Sipas studimit rreth 76% e të anketuarve do ta jepnin votën për SPD. Pastaj renditet CDU dhe CSU me rreth 71%. Për Të Gjelbrit do e jepnin rreth 57% e personave votues me sfond migrimi. Për liberalët, FDP, 53%. Partia AfD arrin 21% të preferencës, më e ulta ndër partitë kryesore gjermane.

Qendra DeZIM ka analizuar të dhënat e 2689 gjermanëve me të drejtë vote, për një periudhë nga dhjetori 2023 deri në mars 2024. Sipas tyre tradicionalisht gjermano-turqit e japin votën për SPD, gjë ka lidhje edhe me “socializimin politik” të tyre, thekson DeZIM. Nga ana tjetër gjermano-turqit janë ndër ata qytetarë me sfond migracioni që shkojnë më pak të votojnë.Brezat e parë të gjermanëve me origjinë turke erdhën si “Gastarbeiter” në Gjermani në vitet 50-60-të. Shpesh kanë qenë edhe anëtarë të sindikatave.

Dallime në bazë të vendit të origjinës

Studimi konstaton dallime brenda grupit të gjermanëve me sfond migracioni, nëse do të merreshin në konsideratë zonat nga ata vijnë. Për shembull tek votuesit, që nuk i kanë rrënjët në vendet e BE, gjen më pak mbështetje për Të Gjelbrit krahasuar me gjermanët pa sfond migracioni. Interesante është edhe konstatimi, se E Majta dhe Aleanca Sahra Wagenknecht janë më të preferuara tek shumë grupe votuesish me sfond migracioni se sa tek votuesit gjermanë pa këtë sfond. Kurse tek qytetarët gjermanë me rrënjë në vendet e BE, në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore apo Turqinë AfD nuk është partia e preferuar. AfD është partia më e preferuar tek ruso-gjermanët.

Rritje e interesit të partive gjermane

Rritja e elektoratit me origjinë të huaj ka kohë që ka zgjuar interesin e partive gjermane. Megjithëse ky nuk është elektorat i njësuar, partitë gjermane duan të bëjnë për vete gjermanët e rinj. Shpesh aktivistët e partive kërkojnë drejtpërdrejt dialogun me qytetarët me origjinë të huaj, në shoqatat e tyre, xhami apo aktivitete të tjera. Partitë kanë krijuar edhe rrjetet e tyre për të kontaktuar qytetarët me sfond migracioni. Nganjëherë ato përdorin edhe gjuhën e migrantëve për t’i bindur për votën.

Mesazhi kryesor është: Ju jeni pjesë e Gjermanisë. Sepse shumë qytetarë me origjinë të huaj, megjithëse janë gjermanë, ndjehen të përjashtuar. Mes tyre edhe të rinj, që kanë lindur këtu. “Ka një grup të madh të rinjsh që në jetën e përditshme u jepet ndjesia se nuk i përkasin plotësisht Gjermanisë për shkak të përvojave të diskriminimit dhe përjashtimit. Kjo ndjenjë çon në lëndime dhe këto lëndime mund të bëjnë që të rinjtë të largohen nga politika dhe të mos votojnë fare”, thotë Yunus Ulusoy nga Qendra për Studime Turke dhe Integrim (ZfTI) në Essen.

Megjithëse duket paradoksale, po AfD-ja që përdor gjuhë nxitëse kundër migrantëve, kërkon votën e tyre, jo pa sukses. Sipas bashkëdrejtueses të Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), Aslihan Yesilkaya-Yurtbay, kjo parti ka mbështetje ndërkohë edhe mes gjermanëve me origjinë turke. “Për fat të keq ka edhe qytetarë me origjinë turke që simpatizojnë me AfD”, tha Yesilkaya-Yurtbay për agjencinë e lajmeve AfP së fundmi. Sipas saj, AfD përpiqet të bëjë për vete të rinjtë me origjinë turke sidomos në platformën TikTok. /DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë