Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në një argjendari në Prishtinë.
Sipas burimeve të Portalit Dukagjini, ky aksion ndërlidhet me rastin e grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë.
Pronari i kësaj argjendarie dyshohet se ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit që dyshohet se kanë kryer plaçkitjen në argjendarin “Diakos” në Suharekë.
Pronari i kësaj argjendarie u arrestua dje nga Policia e Kosovës.











