Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të kërkuar në Prizren, shkruan Veriu.Info.
Personi në fjalë është i kërkuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor,” e cila ka ndodhur më 03.08.2024 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 08 gusht 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
• Personi kërkohen, për veprën penale “Lëndim i letë trupor ” e cila ka ndodhe me 03.08.2024 në rrugën “Adem Jashari ” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]














