
Patrulla të shumta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it janë parë të shtunën rrugëve të Kosovës, veçanërisht në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Kësaj here, përveç pozicionimit të Policisë dhe KFOR-it në Lluzhan, në afërsi të pikës kufitare Merdare, të njëjtit kanë krijuar post-bllok edhe në Milloshevë.
Sipas pamjeve, janë shtuar edhe kontrollat e vozitësve.
Veriu.info mëson se këto masa janë marrë nga policia, pasi që institucionet e Kosovës po kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të nesërm të Serbisë në Kosovës.
Pamje nga IndeksOnline:












