(E plotësuar, ora 17:15) Në një përgjigje zyrtare në pyetjet e dërguara nga Veriu.info, Policia e Kosovës nuk e ka mohuar rastin e konfiskimit të një arme biznesmenit mitrovicas Lindrit Misini.
Por policia duke u thirrur në ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale nuk nga konfirmuar se Lindrit Misinit i është konfiskuar arma, me ç’rast policia ka kërkuar mirëkuptim nga Veriu.info për këtë.
“Siç e dini Policia e Kosovës çdo ditë trajton raste të ndryshme te veprave penale, përfshirë edhe armëmbajtjet pa leje, dhe rastet kryesore behën publike per media ne baza ditore ne raportin 24 orësh te Policisë. Gjithashtu ne vit PK konfiskon mesatarisht mbi njëmijë arme ilegale gjate operacioneve te ndryshme policore, përderisa lidhur me te dhënat specifike për persona te caktuar jemi te obliguar ne respektimin e ligjeve ne fuqi, respektivisht ligjit për mbrojtjen e te dhënave personale, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në përgjigjen e policisë për Veriu.info
—————–
(16:34) Aksionet e Policisë së Kosovës për poseduesit ilegal të armëve çdo ditë e më shumë po tregohen efektive, duke ua konfiskuar ato qytetarëve që i bartin pa leje.
Veriu.info nga burime nga policia mëson se sot rreth orës 15 në Prishtinë, policia i ka konfirmuar një armë pa leje biznesmeni nga Mitrovica, Lindrit Misini.
Siç mëson Veriu.info, atij arma i ështy konfiskuar në zonë urbane të qytetit të Prishtinës.












