Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia i mbush 23 vjet: Këta janë 22 zyrtarët policorë të rënë në detyrë

06/09/2022 - 13:12
në Lajme
A A
Policia i mbush 23 vjet: Këta janë 22 zyrtarët policorë të rënë në detyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga themelimi i Policisë së Kosovës më 1999 e deri më tash 22 zyrtarë policorë kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i parë kishte ndodhur me 11 shtator të vitit 2001, ku kishte mbetur i vdekur Lazim Rexhepi nga fshati Novosellë i Komunës së Kamenicës.

Ndërsa rasti i fundit kishte ndodhur më 28 janar të vitit 2020, ku ka humbur jetën polici Sami Thaçi, ndërkaq dy të tjerë janë plagosur gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.

Asnjëri nga këta 22 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët rënë në detyrë, nuk kishte sigurim jetësor.

Gazeta Sinjali, ju sjell rastet e 22 zyrtarëve të rënë gjatë detyrës, ku një nga ata ishte rreshter e të tjerët policë.

Polici Lazim Rexhepi, nga fshati Novosellë i Komunës së Kamenicës, ishte polici i parë i cili vdiq në detyrë si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Rexhepi vdiq më 11 shtator të vitit 2001.

Në vitin 2003, vdiqën katër zyrtarë. Danush Hasani, nga Brodi i Ferizajt, ishte polici i cili ka rënë në detyrë më 21 gusht të vitit 2003.

Me 6 shtator të vitit 2003, polici Hajdar Ahmeti, derisa po kthehej nga puna, është vrarë në afërsi të fshatit të tij të lindjes, në Berjah të Gjakovës.

Me 24 nëntor të vitit 2003 ndodhi një atentat mbi dy zyrtarët policor, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.

Gjatë vitit 2004, humbën jetën tre zyrtar policor, dy prej të cilëve ishin nga Komuna e Vushtrrisë.

Arsim Rrustolli nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë u vra më 23 mars të vitit 2004.

Në po të njëjtin vit u vra edhe Ilir Llapatinca nga fshati Terrnje e Suharekës. Llapatnica ka rënë në detyrë më 13 maj të vitit 2004.

Në fund të vitit 2004, konkretisht me 25 dhjetor ishte polici Driton Mehana, polici i dytë që ra në detyrë  nga fshati Liqej i Vushtrrisë.

Abedin Mustafa, nga Komuna  Mitrovicës ishte pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ka rënë në detyrë më 19 shtator të vitit 2006.

Me 3 janar të vitit 2007, në detyrë ka rënë edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Avni Kasumi nga fshati Skoqne e Vushtrrisë.

Me 30 gusht të vitit  2007 në lagje Dardania të Prishtinës u qëllua për vdekje Triumf Riza ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Me 20 nëntor të vitit 2010 ka humbur jetën edhe Arben Sejdiu, ku ai u ra në detyrë fshati Grabanicë.

Slavisa Milovanoviç ra në detyrë si pjesëtarë e Policisë së Kosovës me 15 korrik të vitit 2011 në Mitrovicë.

E më datë 26 korrik 2011 ra në detyrë pjesëtari i Policisë së Kosovës Misin Krasniqi, nga fshati Negroc i Drenasit.

Enver Zymberi, u bë polici i katërt nga rajoni i Vushtrrisë, i cili ra në krye të detyrës. Ai ishte pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë më 26 korrik 2011 gjatë aksionit të njësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës.

Ndërsa me  15 prill të vitit  2014 humbi jetën edhe polici Jahi Maliqi, në një aksident komunikacioni në qytetin e Kamenicës për Strezovcë..

Me 3 mars 2015 ka humbur jetën Nebih Ramadani nga fshati Gaçkë e Ferizajt, derisa ishte goditur nga një veturë, teksa ishte duke ecur në rrugën që dërgon drejtë Kaçanikut.

Shemsi Gasi, nga Matiqani i Prishtinës, është vrarë me 23 mars të vitit 2015.

Përderisa kishin kryer një detyrë me 28 prill të vitit 2018 e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc.

Izet Demaj pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ra në detyrë.Ai u vra me 27 dhjetor të vitit 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur e cila ndodhi në Istog.

Dhe rasti i fundit, kishte ndodhur më 28 janar të vitit 2020, ku ka humbur jetën polici Sami Thaçi, ndërkaq dy të tjerë janë plagosur gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë