Policia e Kosovës i ka gjobitur shoferët e dy veturave në Kçiq të Mitrovicës.
Kjo pasi ata kishin lejuar daljen e pasagjerëve në dritare të veturave duke kërcyer teksa vetura ishte në lëvizje.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor, njofton Policia.
Njoftimi i plotë:
Gjobiten dy kundërvajtës që kan lejuar ekspozimin-daljen e pasgjerëve në dritare
Mitrovicë, 31 korrik 2022
Gjat ditës së sotme, Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor ka identifikuar dy kundërvajtës që kan lejuar ekspozimin-daljen e pasagjerëve duke kërcyer në dritare të veturave gjatë drejtimit të veturave.
Identifikimi i dy kundërvajtjeve është bërë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë trafikun rrugor, andaj Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.














