Në raportin 24 orësh thuhet se një kamion dhe një veturë me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.
Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.










