
Policia e Kosovës së bashku më Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për produkte medicinale kanë kontrolluar një objekt në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për Gazetën Insajderi, se aty ka mall që duhet shkatërruar.
“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash Agjencia e Kosovës për produkte dhe Pajisje Medicinale në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovica Veri vendosin“, tha ai.











