Disa persona janë rrahur sot në Aeroportin e Prishtinës.
Lidhur me këtë, për Gazeta Blic janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, deklaron Ahmeti për Gazeta Blic.












