Policia e Kosovës ka njoftuar se për autobusin e djegur dje në Prishtinë është hapur rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas policisë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.
Zjarri është lokalizuar ndërsa policia thotë se kjo ngjarje është duke u hetuar.
“Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoj policia.












