Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen e një personi që është i dyshuar për vjedhje të rëndë në fshatin Shirok të Suharekës në vlerë të 31 mijë eurove, shkruan Veriu.info.
Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari dhe persona të tjerë kanë vjedhur stoli ari në vlerë të 20 mijë eurove dhe para të gatshme në 11 mijë euro.
Kështu që kërkohet bashkëpunim me qytetarë për ta kapur vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë./Veriu.info












