
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku janë përfshirë 3 vetura e 1 kombi, shkruan Veriu.info.
Aksidenti zingjiror ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku menjëherë njësitë policore dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjaarjes
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se nga ky aksident që janë të përfshira katër automjete kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Kujtojmë se në këtë rrugë aksidentet janë të shpeshta edhe si pasojë e parkimeve të shumta të palejuara anash rrugës./Veriu.info











