Gazeta Online Veriu.info raportoi sot ekskluzivisht për sulmin fizik që u bë ndaj drejtorit të minierës së Stantërgut, Bahri Karaça.
Drejtori Karaça u sulmua nga puonjësi i ndërmarrjes Trepça, Avdi Peci.
Rastin e sulmit e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në një deklarim për Veriu.info.
“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/SH. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar.” – thuhet në përgjigjen e Policisë.












