Sot policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Veriu.info, ku ka dhënë informacion në raportin 24 orësh për gjetjen e këtij mjeti shpërthyes.
Policia njofton se rastin e ka paraqitur nj% vajzë e mitur e cila e ka gjetur granatën e dorës.
Raporti i plotë policor:
Rr. Shtjeka, Mitrovicë 26.09.2023-14:25. Ankuesja femër kosovare – e mitur ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer-granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.













