Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia me masa të shtuara për lokalizimin e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij, kryhen bastisje në lokacione të ndryshme

12/08/2025 - 17:01
në Lajme
A A
Vr’asja e trefishtë në Gjilan, Mefaili me djem ende në arrati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ende ndodhen në arrati, Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edoni dhe Engjull Shkodra të dyshuar për vrasjen e trefishtë në qendër të Gjilanit.

Nga Policia në Gjilan kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtijë rasti të rëndë. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, tha Hashani për Reporteri.net.

Hashani gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.

“Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendëndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikatë kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti”, tha për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Janë bërë dy ditë nga ngjarja tragjike në qendër të Gjilanit. Nga ky rast mbetën të vrarë babë e bir, argjendar, dhe një person tjetër, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Kurse personi i katërt i plagosur, gjendja e tij tashmë është stabile.

Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde. Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.

Gjykata Themelore në Gjilan të hënën doli me një sqarim ku tha se Mefail Shkodra s’kishte lëndë aktive, por që në të kaluarën kishte qenë i dënuar për tri vepra penale, të cilat ishin të përfunduara.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës dha sqarime po dje për lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës, ku thuhej se kishin ofruar një parcelë në të cilën kishte dy objekte të ndërtuara dhe që plotësonin dorëzaninë e kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në vlerë prej 70 mijë euro, 50 mijë për Mefail Shkodrën dhe 20 mijë për djalin e tij, Edonisin.

“Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro)”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Prokuroria Speciale e Kosovës në një komunikatë të lëshuar, tha se Mefail Shkodra ishte liruar pasi s’kishte më kushte për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, por që i njëjti po hetohet për dy raste.

Lidhur me vrasjen e trefishtë, Inspektorati Policor i Kosovës të hënën e 11 gushtit, suspendoi nga puna katër zyrtarë policorë. Gazeta Online Reporteri.net raportoi qysh dje se zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj. Sabedini- rreshter në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Drejtorinë e Policisë në Gjilan, Demiri – hetues në Stacionin Policor në Gjilan, Arifi – polic në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë në Gjilan si dhe Hajdari – rreshter – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë.

Po më 11 gusht, në polici, mbrëmjen e së hënës është dorëzuar djali tjetër i Mefail Shkodrës, Enisi, i cili është ndaluar për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë

Haziri refuzon të komentojë deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut
13/08/2026 - 19:41

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaron se “LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e...

Më shumëDetails

Gruda: PDK do të jetë nesër në Kuvend, salla nuk guxon të jetë e mbyllur

Gruda: PDK do të jetë nesër në Kuvend, salla nuk guxon të jetë e mbyllur
13/08/2026 - 19:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK-ja do të jetë e pranishme në Kuvendin e Kosovës të premten. I ftuar në në...

Më shumëDetails

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
13/08/2026 - 19:06

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci.Duke folur në emisionin FIVE...

Më shumëDetails

“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi

“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
13/08/2026 - 18:53

Një person ka kërcënuar me pushkatim në Kuvendin Kosovës ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Policia e ka arrestuar atë të mërkurën për kërcënim ndaj Haradinajt. Këtë e ka komentuar në...

Më shumëDetails

Osmani mbështet Abdixhikun: LDK heq dorë nga pushteti për të shmangur zgjedhjet e reja

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
13/08/2026 - 18:20

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas njoftimit se kjo parti tërhiqet nga kërkesat për pozita shtetërore dhe pjesëmarrje në...

Më shumëDetails

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
13/08/2026 - 17:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me çështjen e ndërtimit të një hidrocentrali pranë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë