Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore

12/09/2026 - 10:42
në Lajme
A A
Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës tha se ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë për Marshin për Liri që do të mbahet sot në sheshet kryesore të Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, katër ditë para shpalljes së vendimit.

“Policia e Kosovës, lidhur me marshin solidarizues paqësor, i cili do të mbahet sot në orën 14:00, në sheshet kryesore: ‘Zahir Pajaziti’, ‘Nëna Terezë’ dhe ‘Skënderbeu’, me qëllim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve në marsh, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e marshit para, gjatë dhe deri në përfundim të marshit”.

Për këtë marsh, policia paralajmëroi edhe bllokimin e disa rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa tha se sipas nevojës ka mundësi të mbyllen edhe të tjera gjatë ditës.

“Sipas planifikimeve policore me qëllim të mbarëvajtjes së marshit rrugët të cilat do të bllokohen për qarkullim në kryeqytet janë rrugët: Agim Ramadani, Luan Haradinaj dhe Enver Zymberi, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rruge të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”.

Policia e Kosovës tha se sipas ligjit mbi tubimet publike e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e marshimeve të qeta dhe sipas detyrës zyrtare do të angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, në mënyrë që mbarëvajtja e marshit qytetar të kalojë qetë dhe pa incidente.

“Për shkak të zhvillimit të marshimit dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, do të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura nga aktiviteti, andaj Policia ka paraparë edhe angazhime të njësive policore patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientim të trafikut në rrugët alternative”.

Policia e Kosovës iu bëri thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë që aktiviteti të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunim, siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktivitetit janë prioritet i Policisë së Kosovës. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publik”.

JU REKOMANDOJMË

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje
12/09/2026 - 10:30

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që shihen në fotografi, të cilët dyshohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”....

Më shumëDetails

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
12/09/2026 - 09:58

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë. Trupi i pajete është dërguar ne IML. “Polica është njoftuar se një person femër kosovare...

Më shumëDetails

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme
12/09/2026 - 09:47

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri” që organizohet sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 14:00. Përmes një...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”

Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”
12/09/2026 - 08:56

Ish-zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, ka thënë për Front Online se rezultatet e fundit të PISA-s nuk paraqesin një situatë të re për Kosovën, pasi vendi...

Më shumëDetails

Marshi për Liri – transporti urban dhe parkingu falas sot në Prishtinë

Marshi për Liri – transporti urban dhe parkingu falas sot në Prishtinë
12/09/2026 - 08:46

Transporti urban në Prishtinë do të jetë falas sot, në ditën kur mbahet Marshi për Liri. Po ashtu, qytetarët që do të marrin pjesë në marsh mund ta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë