Policia ka arritur që ta parandaloj garat e shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Njësitet policore hasën dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 kilometra në orë dhe 230 kilometra në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 kilometër në orë.
Njoftimi i plotë:
“Parandalimi i garave të shpejtësisë në autostradë dhe mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë”
Me datën 26.12.2023 Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në kilometrin e 10-të të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”, njësitë policore kanë hasur në dy automjete duke zhvilluar shpejtësi prej 225 km/h dhe 230 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ku të njëjtit janë gjobitur me nga 300€ dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
















