Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një gruaje që dyshohet për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” rast që është raportuar në polici në dhjetor të vitit të kaluar.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit në fotografi.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.”
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”












