
Një shofer është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi është futur në rrethrrotullim me një shpejtësi ekstreme që rrezikon seriozisht të tjerët në rrugë.
Gjoba fillestare ishte 150 euro, por ajo mund të ulet në 75 euro nëse paguhet brenda dy javësh.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik.
“Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.












