Gratë në Kosovë, si viktimat më të shpeshta të dhunës në familje në shumë raste nuk i denoncojnë në Polici bashkëshortët e tyre për dhunën që përjetojnë, për shkak të frikës. Jo rrallëherë raste të tilla të dhunës në familje kanë përfunduar tragjikisht, si pasojë e mosmarrjes së veprimeve të nevojshme edhe nga organet e rendit.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe të hënën në fshatin Verban të Vitisë, ku një burrë dyshohet se rrahur bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se rasti është denoncuar menjëherë, me ç’rast është aktivizuar edhe Policia që ka arrestuar të dyshuarin A.E.. Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas, për motive ende ta panjohura.
Si rezultat i raportimit të rastit, është vënë në dijeni edhe Prokuroria dhe është dhënë urdhër që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një armë e disa fishekë, që i njëjti i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Pas konfiskimit të armës dhe municionit dhe mbledhjes së informacioneve për rastin e dhunës në familje, Prokuroit i Shteti ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit në kohëzgjatje prej 48 orësh.











