Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Politikani serb që u arrestua sot në veri: Policia ishte korrekte, nuk pati dhunë

10/09/2024 - 22:13
në Kryesore, Lajme
A A
Politikani serb që u arrestua sot në veri: Policia ishte korrekte, nuk pati dhunë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se policia e Kosovës ishte korrekte ndaj tij.

Në një bisedë për median serbe N1, ai tha se nuk kishte dhunë ndaj tij dhe se ai u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Unë jam arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa unë i kam rënë pipëzës dhe kjo është një shqetësim për ta. Kur iu afrova urës, policia ishte gjithandej, nuk lejoi një grup njerëzish të afroheshin te ura, kështu që u afrova dhe pyeta pse nuk po i linin. Disa njerëz u lejuan të hynin, por mua dhe disa të tjerëve na u refuzua hyrja. Policët nuk donin të flisnin serbisht. Pastaj nxora pipëzën, fillova të fishkëllej dhe më pas më arrestuan”, ka thënë Orlloviq, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet nga N1 se si e trajtuan policët e Kosovës derisa ai ishte në stacion, Orlloviq tha se ata ishin korrektë me të dhe nuk ka pasur fare dhunë ndaj tij.

“Policët na çuan në stacionin në jug dhe aty e pashë Arsenijeviqin. Nuk folëm shumë, por mund ta shihni në video sesi sillen me të kur e arrestuan. Ka shumë sjellje të tilla, por jo të gjithë policët janë të tillë, ta pranojmë, por mjafton një sjellje e tillë për të shkaktuar një incident. Policët që na arrestuan kanë qenë korrektë me mua dhe nuk ka pasur dhunë, por edhe nuk ka pasur arsye, sepse nuk kam bërë asgjë të kundërligjshme”, tha nënpresidenti i partisë “Demokracia Serbe”.

Ai ka theksuar se ka dalë sot në rrugë për të “shprehur revoltën ndaj politikës diskriminuese të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”. Orlloviq po ashtu ka deklaruar se serbët në Kosovë ndihen të pasigurt dhe se kryeministri Kurti, sipas tij, vazhdimisht po dërgon mesazhe se serbët janë problemi.

JU REKOMANDOJMË

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – përplasje mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
12/08/2026 - 11:37

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka hyrë në sallën e Kuvendit ku aktualisht janë duke u pritur për vizita bashkatdhetarët, si dhe të rinjtë për shënimin e Ditës...

Më shumëDetails

Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante

“Po na ndajnë në ne dhe ata”, Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit
12/08/2026 - 11:34

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë pjesë në çdo nismë të subjekteve opozitare. Tahiri konfirmoi se Aleanca do...

Më shumëDetails

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri
12/08/2026 - 11:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të prononcohet për gazetarët, lidhur me situatën politike në vend. Kurti, ka thënë se ka një takim për rininë në...

Më shumëDetails

Buzhala: Pushteti i dha tender 15 milionësh me dokument fals Shaip Mikullovcit, kurse deshtën ta rrotullojnë Kosovën për të gjetur vaj palme në qumështin Vita

Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës
12/08/2026 - 11:09

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar edhe njëherë tenderin 15 milionësh që ka fituar IP Petrol e Shaip Mikullovcit, sipas tij me një dokument të falsifikuar kinse nga British...

Më shumëDetails

PDK është në Kuvend dhe ka një thirrje urgjente: Hapeni Kuvendin!

PDK është në Kuvend dhe ka një thirrje urgjente: Hapeni Kuvendin!
12/08/2026 - 10:59

Grupi Parlamentar i PDK-së është në Kuvendin e Kosovës. Nga atja ky grup i ka kërkuar Avni Deharit hapjen e Kuvendit. “PDK është në Kuvend dhe kërkon me...

Më shumëDetails

Ramadani: Vetëvendosje po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3
12/08/2026 - 10:52

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me ditën e pestë të bllokadës së Kuvendit, duke e cilësuar si të papërgjegjshme situatën e krijuar. Ramadani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë